MENU

Ankimimi

Përplasjet në KZAZ/ KQZ ndryshon vendndodhjet

22.06.2019 - 13:46

Pas përplasjeve për KZAZ-të mes policisë së shtetit dhe bashkive që kërkojnë të zbatohet dekreti i Presidentit Meta për anulimin e zgjedhjve, KQZ nis ndryshimin e ambjenteve.

Me votën e kryetarit Klement Zgurit kundër, 4 anëtarët e tjerë të KQZ-së vendosen që materialet zgjedhore për Bashkinë e Kukësit të zhvendosen në një ambjent privat në qytetin verilindor.

Bashkitë qeverisuar nga kryebashkiakë të PD dhe LSI i kanë kërkuar KQZ-së që të largojnë materialet zgjedhore nga ambientet e bashkisë pas dekretit të Kreut të Shtetit.

kqz
kqz

Por ndryshe nga bashkitë, KQZ vijon me organizimin e zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit, duke e quajtur nul vendimin e Presidentit.

Të hënën pritet që dekreti i Metës të shqyrtohet në Koleg Zgjedhor, pas ankimimit të bërë nga Partia Unitet Kombëtar.

"Integrimi nuk arrihet me lobime, por..."

Meta mesazh të prerë politikës: Jepini fund krizës

"Mbrojtës i spikatur i fuqizimit të parlamentarizmit"

Meta vlerëson ish-Presidentin e Bundestagut gjerman

"Ndjekim me vëmendje vendimin e 17-18 tetorit"

Meta takon kryeministrin Giuseppe Conte