MENU
klinika

Reagimi

Përplasjet në KZAZ/ Rama: Asgjë e paparashikuar!

19.06.2019 - 15:25

Kryeministri Edi Rama ka reaguar edhe njëherë për aksionin e opozitës nëpër KZAZ.

Rama e cilëson gjithçka të parashikuar, duke e quajtur“revolucion imagjinar me punonjësit e bashkive blu”.

Shefi i qeverisë gjithashtu i drejton një pyetje mbështetësve të opozitës.

“Fatkeqësisht asgjë e paprashikuar! Vijon revolucioni imagjinar me punonjësit e bashkive blu. I pyes: A ia vlen të kryeni krime zgjedhore e të përballeni me ligjin për ata që e katandisën PD-LSI në këtë derexhe dhe duan ta bëjnë hallin e tyre me drejtësinë hall të Shqipërisë? Zero!”, shkruan Rama në Twitter.

Prej rreth 48 orësh në të gjitha bashkitë ku qeveris opozita ka pasur tensione e në disa raste përleshje mes policisë bashkiake e asaj të rëndit për shkak KZAZ-ve.

Bashkitë e djathta kërkojnë lirimin e ambienteve që administrohen prej tyre në zbatim të dekretit të Presidentit, nga ana tjetër policia mbron këto ambiente me urdhër nga qeveria.