MENU
klinika

Seanca

Përplasjet në Mat/ Gjykata merr vendimin për 10 të ndaluarit

22.06.2019 - 14:58

Gjykata e Matit ka dhënë vendimin për 10 personat e ndaluar pas përplasjeve në KZAZ-të e 16 e 17 në Burrel e Klos.

Gjykata vendosi ‘arrest në burg’ me afat 30 ditor për shtetasit Shkëlzen Uka dhe Myrteza Gjini, ‘detyrim paraqitje’ për Murat Dedjan, Enea Dedjan, Hazbi Kurtagjan e Eduart Topallin, ndërsa ‘arrest në shtëpi’ për tre shtetasit e tjerë Ilir Çeliku, Mehmet Limani, Xhevalin Gjegji e Riza Dishi.

Seanca u zhvilluar me dyer të mbyllura dhe brenda gjykatës nuk u lejuan as familjarët e të akuzuarve dhe as media.

10 personat akuzohen për dëmtimin e materialeve zgjedhore të KZAZ-ve 16 e 17, ngjarje e ndodhur më 19 qershor në Burrel e Klos.