Deri në vitet 1970, fjala celular nuk kishte të bënte fare me elektronikën apo telefoninë.
Midis përdorimeve më të zakonshme të asaj kohe lidhej me; celulat biologjike apo me furgonin policor për transportin e të burgosurve. Përdorimi i fjalës celular duke iu referuar telefonit portativ filloi në vitin 1979, kur “The Bell System Technical Journal”, një revistë për profesionistët, botoi artikullin The Cellular Concept, nga V.H. MacDonald.
MacDonald përshkruan skemën e një rrjeti të telefonisë celulare, i cili përbëhet nga “qeliza”, me përsëritësin e vendosur në një distancë të saktë nga njëri-tjetri, në mënyrë që sinjali i rrjetit të mbetet i vazhdueshëm edhe kur telefoni lëviz.
Por shpikja e kësaj skeme ishte bërë edhe më herët.
Ky sistem u zhvillua në vitin 1947 nga Douglas H. Ring dhe W. Rae Young, inxhinierë në Bell Labs, të cilët kishin projektuar një rrjet të përsëritësve dhe që ata e quanin skemë celulare, sepse secili përsëritës me sipërfaqen e tij të mbulimit dukej si një qelizë biologjike. Kjo është arsyeja pse në fund telefonat që përdorin një rrjet pa tel u quajtën telefonat celularë.
Thirrja e parë me telefon celular u bë në rrugët e New Jorkut më 3 prill 1973, nga Martin Cooper, shpikësi i aparatit celular.
Fjalët e para të asaj bisede ishin: “Joel, po të thërras nga një celular, një celular i vërtetë, një celular portativ, i lëvizshëm, i vërtetë”.
Për të realizuar këtë telefonatë, Cooper përdori një Dyna-Tac i cili peshonte 1.3 kg, dhe kishte një bateri që mbante vetëm 30 minuta.