MENU
klinika

Allen Ginsberg

Poeti i lirë i gjeneratës “Beat”

03.06.2019 - 15:17

     Irwin Allen Ginsberg u lind më 3 qershor 1926 dhe u shua më 5 prill 1997. “Poet Laureat i Gjeneratës Beat”, para se të njihej si poet, ai ishte fotograf. Pa ndonjë arsye, në vitin 1963, Ginsberg heq dorë nga fotografia; do t’i kthehej përsëri këtij arti, në fillim të viteve 1980.

Kritikët i kanë vlerësuar fotografitë e tij si reflektuese të natyrës së poezisë që ai i shkroi, me vëzhgimin shumë të mprehtë. Pas një përzgjedhjeje të kujdesshme të fotografive të realizuara prej vitesh, në fund të vitet ’80, Ginsberg i inkorporoi imazhet me fjalë dhe shkroi me dorë diçitura për çdo fotografi, duke e bërë secilën prej tyre të veçantë. Ekpozita me fotografitë e tij, hapen herë pas here në SHBA dhe Evropë.

 

 

 

Allen Ginsberg është poeti kryesor i gjeneratës Beat, që kulmoi në vitin 1950. Njëherësh, ai ishte edhe zëdhënës i aspiratave kundër luftës. Duke qenë ikonë e ‘kontra kulturës’, ai mbeti zëri më autentik amerikan, një zë i fuqishëm që la gjurmë të thella në vetëdijen amerikane dhe në botkuptimin e kohë.

Ginsberg mori pjesë fuqimisht në protestat politike, duke mbrojtur kauzën “jo dhunës” dhe “jo luftës”. Ai shquhej si një veprimtar kundër Luftës së Vietnamit dhe luftës kundër drogës. Poema e tij “Shtatori në Jessore Road”, ngre zërin dhe mbron interesat e emigrantëve, duke nxitur përmes artit, vëmendjen për gjendjen e refugjatëve amerikanë.

 

 

 

Këtë e konsideron si vlerë kritiku letrar Helen Vendler, i cili e përshkruan Ginsberg si këmbëngulës i palodhur në protestat kundër “politikës imperialiste dhe persekutimit të të pafuqishmëve.”

Në krijmtarinë poetike, përmbledhja “Rënia e Amerikës” merr çmimin kombëtar “Book” në SHBA, për poezinë, në vitin 1974. Në vitin 1979, ai mori nga “National Arts Club” medaljen e artë dhe u pranua në Akademinë Amerikane dhe Institutin e Arteve dhe Letrave. Ginsberg ishte finalist i çmimit “Pulitzer”, në vitin 1995, për librin e tij “Përshëndetje kozmopolite”: “Poezi” 1986-1992.

 

Balladë Lindore – Allen Ginsberg

(shqipërim)

 

Flas për dashurinë,
Që më vjen në mendje:
Eshtë Hënë besnike,
edhe pse e verbër;
Lëviz në mendime, pa folur.
Kujdesi i përsosur e ka bërë të heshtur.
S’kisha ëndërruar det aq të thellë,
Tokë aq të errët; sa i gjatë gjumi im,
Më bëri tjetër njeri.
Zgjohem për të parë botë më të egër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN