MENU
klinika

Ditari i Poradecit

Poeti u pikëllua kur Klara e la…

24.06.2019 - 17:09

     Ndjeshmëria e lartë prej një shpirti sa fisnik, aq edhe delikat, do të gjente ngushëllim në këtë rast, vetëm në rreshtat e ditarit të tij besnik. Aty, ai do të shprehte gjithë pikëllimin, në nota të thella trishtimi…

 

Tiranë, e Djelë 30/III/75:

 

Më vdiq “Klara”, macja ime e dashur. E gjeti të vdekur Maria jashtë shtëpisë së Jani Janaqit, në rrëzën e avullisë së tij perëndimore. Vajta shpejt t’a marr, ish e ngrirë e vdekur, duhet të kish vdekur natën (29 dyke gëdhirë 30/III/75). Kish disa ditë që as hante as pinte (as qumësht). Me dhembje të madhe e mora e solla në shtëpi, sapo ardha në shtëpi, në kuzinë, zura të qaj me psherëtimë, edhe Maria qau. Dje, pardje, “Klara” nuk më ardhi në kuzinë, po as hante, as pinte. I-a bëra varrkën rrëzë manit të shtëpisë (në kopësht), ngjitur me murin perëndimor të shtëpisë. Më ndihmonte Maria. Maria më ndihmoj edhe dyke i-a bërë varrkën.

 

 

 

I shtrova një shtresë në fund të varrkës, 1 faqe jastëku si të kuqe, të paqme, të larë. Mi atë faqe jastëku e vura dje dhe pardje të rrijë, të flerë. E futa në varrkën me kujdes të math, e putha me mallëngjim, e mbulova me 1 copkë të butë të trashë stofi të zezë, e mbulova bashkë më Marien me dhe, përmi dherin e sipërfaqes së varrkës vura copat me bar të njomë të vëndit ku i-a bëra varrkën (që të mbijë bari përmi varrkën).

 

 

 

 

Kokën e “Klarës” e vura ngjitur me murin e shtëpisë. Qava prapë (passi e putha trupin e “Klarës”) dhe u këtheva në shtëpi në kuzinë, ku prapë qava. Shumë m’u trondit shpirti për humbjen e “Klarës” (Klara ishte shumë suave, e butë, e qetë, e dashur, e ëmbël). Shënim: Kam, si kujtim për “Klarën”, të bijën e saj që quhet “Laert”. Laertin e lindi “Klara” në Tiranë në muajin Maj 1973. Edhe Laert-i është i urtë, i butë, i dashur, është suav si “Klara”.

L. Poradeci.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Agolli mbi varrin e 'Zogut të fundit të liqerit'

‘Kur gjeniu nderon gjeniun’


Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale