MENU
klinika

Detajet

Policia në aksion pas protestës, arreston 40 persona

03.06.2019 - 10:40

Një ditë pas protestës së opozitës, Policia e Shtetit është hedhur në aksion.

Policia ka nisur shoqërimet e qytetarëve të etiketuar “si problematikë” e të përfshirë në akte dhune.

Në “sitën” e policisë kanë kaluar 68 persona, 40 prej të cilëve janë arrestuar nga policia dhe 28 të tjerë janë shoqëruar për tu marrë në pyetje.

Sakaq bëhet me dije se të paktën 10 efektivë të policisë kanë marrë lëndime prej mjeteve të forta dhe piroteknike të hedhura në drejtim të tyre, mes të lënduarve janë edhe 4 protestues.

Gjatë protestës së djeshme, policia iu bëri vazhdimisht thirrje në megafon protestuesve dhe organizatorëve të protestës për të mos hedhur lëndë piroteknike pasi rrezikohet jeta e policëve.