MENU
klinika

VIDEO

Protesta/ Degradon situata te Trauma, polici shtyn dhe godet kolegun

03.06.2019 - 11:02

Të plagosurit e protestës së opozitës pas përfundimit të protestë janë dërguar drejt Spitalit të Traumës.

Teksa kanë qenë duke vizituar të plagosurit është shënuar edhe një përplasje e fortë mes ish-deputetit të PD, Bardh Spahia dhe ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Që situata të mos agravojë në konfrontim fizik kanë ndërhyrë efektivës e policisë, mirëpo edhe në këtë rast ndërhyrjeje ka ndodhur një përplasje.


Teksa Spahia është tejet i acaruar me ministrin Lleshaj, policët tentojnë ta largojnë. Por në këtë moment njëri prej policëve godet dhe shtyn kolegun e tij.

Gjesti i policit është i paqartë, por duket se ai i ka kërkuar kolegut të tij të jetë më i ashpër me ish-deputetin demokrat.