MENU
klinika

Refuzohet kërkesa e PD

Protesta e opozitës/ Policia ‘blindon’ rrugët!

02.06.2019 - 11:58

Rreth 1700 efektive policie do të jenë në gadishmëri në protestën kombëtare të opozitës, e cila do të zhvillohet sot në orën 19:00.

Sipas informacioneve, Partia Demokratike ka kërkuar një marshim proteste nga ora 19:00 deri në mesnatë, ndërsa policia i ka kthyer shkresë se e lejon të protestojë vetëm para godinës së Kryeministrisë tek bulevardi “Dëshmoret e Kombit” dhe deri në orën 21:00.

Ashtu siç në protestat e mëparshme, në dispozicion të policisë do të jenë edhe makina të zjarrfikëses, ambulancat, si dhe kamerat e sigurisë për të vrojtuar ecurinë e protestës dhe incidente të mundshme gjatë saj.

Edhe këtë herë, nuk do mungojnë as autobotet specialë të përdorura nga policia, e cila lëshon ujë dhe gaz dhe ka si qëllim shpërndarjen e turmës.