MENU
klinika

Protesta kundër Ramës/ VIDEO

Tensionohet situata në Sarandë, FNSH gati për ndërhyrje

22.06.2019 - 21:07

Situata në Sarandë, ku qytetarë të shumtë janë ngritur në protestë kundër kryeministrit Rama, i cili ndodhet në Sarandë në një takim elektoral.

Ndonëse filloi si një protestë e qetë, pas disa momentesh pati dhe përplasje të protestuesve me policine, ku FNSH u bë gati për ndërhyrje.

Qindra protestuesit janë mbledhur tek rruga e Flamurit, rreth 200 metra larg podiumit, ku kryeministri Rama mbajti fjalën e tij.

Mes protestuesve ishin edhe ish-deputeti Fatbardh Kadilli dhe ish-deputetja Nada Mecorrapaj.

Gjatë fjalës së tij, Rama ironizoi protestuesit ndërsa tha: “Pas kurrizit tim janë mbledhur një grusht njerëzish që ulërasin, jo për të ballafaquar me ne idetë, por për të bërë zhurmë.

Ne jemi mbledhur këtu për të bashkëbiseduar, për t’u parë dhe për t’i dhënë dorën njëri tjetrit. Pas kurrizit tim janë mbledhur një grusht njerëzish që ulërasin, jo për të ballafaquar me ne idetë, por për të bërë zhurmë.

Janë mbledhur për të prishur këtë takim. Këtu ka shumë njerëz të rinj por ka edhe të tjerë që e kujtojnë regjimin komunist. Ajo parti lindi nga shpresa për Shqipërinë si e gjithë Europa ndërsa sot po e ndan Shqipërinë nga Europa.

Tani unë nuk dua të flas shumë për Sarandën dhe Delvinën sepse thashë se kemi bërë jo pak gjëra dhe shumë të tjera mbeten për të bërë. Ju kam thënë na jepni votën në këto 4 vite të bëjmë më shumë se në vitet e tjera të marra së bashku”, tha Rama.