MENU
klinika

Cili është skenari?

PS çeli dje fushatën/ Opozita rikthehet sot në protestë!

02.06.2019 - 09:11

Ditën e sotme rreth orës 19:00 opozita pritet të organizojë protestën e 7-të kombëtare.

Skenari i protestës nuk është zbuluar ende, por duhet theksuar se thirrjet e kreut të opozitës Lulzim Basha për largimin e Ramës kanë qenë të shpeshta.

Protesta e fundit e opozitës mbajtur në 25 maj 2019, u zhvillua përgjithësisht pa trazira dhe pa akte dhunë.

Ndërkombëtarët prej disa javësh kanë bërë thirrje që protestat të jenë demokratike dhe qytetart të distancohen nga aktet e dhunës.

Gjithashtu ata i kanë bërë thirrje krerëve të opozitës të dënojnë aktet e dhunës.

Ditën e djeshme, Partia Socialiste hapi fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 30 qershorit, ndërsa tashmë pritet turi në çdo qytet për të prezantuar platformën “Bashkia që Duam”.