Vetëm pak orë para protestës së opozitëss, kryedemokrati Basha ka ftuar të gjithë qytetarët të bashkohen sot në protestë në orën 20:00.
Thirrja e Bashës ka ardhur përmes një postimi në Facebook, ku ka postuar një video.
“Të gjithë bashkë sonte në orën 20:00, si njerëz të lirë, si qytetarë me dinjitet, si shqiptarë kurajozë, prindër, motra, vëllezër, bij e bija shqiptarësh, në manifestimin kombëtar të vullnetit tonë të pakthyeshëm për Shqipërinë si gjithë Europa! #ShqipëriaSiEuropa”, ka shkruar Basha.
Në mesazhin video Basha rendit të gjithë arsyet se pse shqiptarët e bashkuar duhet të ndalin qeverinë e ardhur me krimin, me ndihmën e krimit dhe për të qeverisur me krimin.
“Kriminelë në qeveri dhe parlament. Banditë në krye të bashkive. Hajdutë votash dhe banda në policinë e shtetit. Qeveria e krimit i ka përdhosur shqiptarët. Lukunia e hienave u demaskua
Shqiptarëve dhe fëmijëve të tyre nuk ja vret dot kush të ardhmen!”, thuhet në spotin e shpërndarë në FB.