Aktori i njohur i humorit, Gaz Paja, kurorëzoi dashurinë e tij në një ceremoni private në tarracën e bashkisë së bashku me partneren e tij dhe më pas në një festë e cila bëri bashkë njerëzit më të afërt të tyre.
Megjithatë kur të gjithë prisnin të zbulonin destinacionin e zgjedhur nga çifti për të kaluar muajin e mjaltit, Gazi zbuloi se angazhimet në punë nuk ja lejonin këtë gjë, sepse do të jetë prezent në turin e ‘Portokalli’ për të gjithë sezonin veror.
Ditën e sotme, aktori ka qenë prezent në një tavolinë me kryeministrin e Shqipërisë, i cili nuk ka ngurruar ta ngacmojë duke e pyetur si po e pret bashkëshortja faktin që muajin e mjaltit po e kalon në punë.
“Përpiqet të ambientohet”,- është përgjigjur Gazi duke shpjeguar me pak fjalë pozitën në të cilën ndodhet.
Menjëherë pas këtij momenti në tavolinë kanë nisur të qeshurat nga të gjithë.
Me siguri dyshja e ka shtyre për një moment tjetër muajin e tyre të mjaltit dhe ne jemi duke pritur me shumë kuriozitet të dimë destinacionin që ata kanë zgjedhur.