MENU
klinika

Zgjatja e sanksioneve nga BE

Putin: Sanksionet dëmtojnë më shumë BE-në sesa ne

21.06.2019 - 10:41

Krerët e shteteve dhe qeverive të 28 vendeve anëtare të BE-së kanë dhënë të enjten dritën jeshile për rinovimin e sanksioneve ndaj Rusisë.

Masat e reja ndëshkuese do të zgjasin 6 muaj për shkak të qasjes së Moskës ndaj marrëveshjes së Minskut. Vendimit i parapriu një fjalim i presidentit francez Emanuel Makron dhe kancelares gjermane Merkel, të cilët shpjeguan se si moszbatimi i marrëveshjes së Minskut nga ana e Kremlinit nuk ka sjellë asnjë ndryshim të situatës në terren

 “Sanksionet e Rusisë zgjodhën njëzëri për gjashtë muaj të tjerë për shkak të mungesës së zbatimit të Marrëveshjeve të Minskut”, tha zëdhënësi nga një samit i BE.

“BE mbetet e palëkundur në angazhimin e saj ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”, tha në një deklaratë Këshilli Evropian i liderëve. “BE nuk e njeh dhe vazhdon ta dënojë këtë shkelje të së drejtës ndërkombëtare”.

Por Putin të enjten argumentoi se vendet anëtare të BE pësuan dëme shumë më të mëdha, pasi sanksionet inkurajuan Rusinë të fillonte prodhimin e vet të motorëve të anijeve dhe produkteve të tjera të rëndësishme industriale, si dhe zhvillimin e sektorit të saj bujqësor.

Putin I përshkroi sanksionet perëndimore si një përpjekje për të frenuar fuqinë ruse dhe tha se SHBA po përpiqej të arrinte një qëllim të ngjashëm me Kinën nëpërmjet tarifave të saj tregtare dhe sanksioneve mbi Huawei.

Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të “përmbajnë zhvillimin e Kinës si një fuqi globale”, tha ai.

“E njëjta gjë po ndodh në lidhje me Rusinë dhe do të vazhdojë, kështu që nëse duam të fitojmë një vend nën diell, thjesht duhet të bëhemi më të fortë, kryesisht në sferën ekonomike”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Takimi me presidentin e Ukrainës

Merkel: Të mos hiqen sanksionet për Rusinë