MENU
klinika

Krtikat e presidentit rus

Putin: SHBA po nxit kudo luftëra

07.06.2019 - 16:36

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se Shtetet e Bashkuara po synojnë të shpërndajnë “juridiksionin e tyre” në gjithë botën, dhe ka akuzuar Uashingtonin për rrezik të nisjes së luftërave tregtare dhe atyre të vërteta.

Putin, duke folur në një forum ekonomik në Shën Petersburg, në të njëjtën platformë si kreu kinez Xi Jinping, u ankua për atë që ai e quajti konkurrencë dhe proteksion të padrejtë nga Perëndimi dhe Uashingtoni në veçanti.

Në mënyrë të veçantë, kreu rus u ankua për përpjekjet e SHBA-së për të penguar tubacionin e gazit rus North Stream 2 në Evropë dhe atë që ai e quajti fushatën për të detyruar gjigantin teknologjik kinez Huawei jashtë tregut global.

Putini tha se bota rrezikohej duke kaluar në një epokë ku “rregullat e përgjithshme ndërkombëtare do të zevendesoheshin nga ligjet e mekanizmave administrativë dhe ligjorë nga një vend apo grup vendesh me ndikim”.

Rreziku, shtoi ai, ishte se egoizmi ekonomik i shfrenuar që u shtyhej me forcë në vende të tjera do të shkaktonte më shumë konflikte në botë.

Putin ka folur pak kohë pasi, avokati i Calvey ka thënë, se amerikani, që është raportuar t’iu ketë kërkuar autoriteteve për zbatim të ligjit, ta lirojnë përkohësisht nga arresti shtëpiak, në mënyrë që të jetë pjesë e konferencës, nuk mund të marrë pjesë për “arsye që janë jashtë kontrollit të tij”.

Calvey e ka konsideruar fatkeq faktin që nuk mund të marrë pjesë, dhe ka falënderuar komunitetin e biznesit “për solidaritetin dhe mbështetjen e treguar”, duke shprehur edhe shqetësim për katër kolegët e tij që janë në paraburgim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata e Guvernatorit të Bankës Qendrore

“Kina po përgatitet për më të keqen”