MENU
klinika

Tensionohet situata

Rama pritet me protesta në Kukës/ Çahet kordoni i Policisë!

25.06.2019 - 18:23

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Kukës, ku do të mbajë fushatë elektorale në bashkitë e këtij qarku.

Ndërkohë, mbështetës të shumtë të Partisë Demokratike po zhvillojnë një protestë kundër kryeministrit.

Ata po marshojnë drejt aeroportit ndërkohë që forca të shumta policie janë bërë kordon për të mos lejuar avancimin e mëtejshëm të protestuesve.

Mbështetësit e opozitës kanë çarë kodonin e parë me forca policie me thirrjet në kor “Rama ik”.

Ndërkohë, atje kanë mbërritur edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.