MENU
klinika

"Mbaj mend sa shumë i jam lutur"

Rama zbulon bisedat me Bashën: Kjo që po bëhet sot, film i nisur…

13.06.2019 - 13:02

“Kjo që po ndodh me opozitën është seria e dytë e asaj që ka nisur dy vite më parë”, kështu u shpreh kryeministri i Ramës gjatë deklaratë së tij në Parlament.

Kreu i qeverisë theksoi se opozita iku nga Kuvendi dhe u ngujua në “bunkerin prej plasmasi” për të mos miratuar reformën në drejtësi.

Pjesë nga fjala në Kuvend:

Kjo që po ndodh nuk është as e pa ndodhur as e papritur, madje kjo është seria e dytë e filmit që ka filluar dy vite më parë, e mbajnë mend kur të njëjtën njerëz udhëhequr nga i njëjti zjarrvënës, Berisha dhe i drejtuar nga i njëjti llafazan dembel Basha, ikën nga Kuvendi për të mos votuar vetingun dhe u mbyllën në bunker plastmasi poshtë dritares së zyrës sime, nuk hyjmë në zgjedhje, nuk lëmë zgjedhjet e me radhë strofat e të njëjtës këngë nga e njëjta pllakë gramafoni “la voce del padron”.

E mbajnë mend se sa shumë i jam lutur Bashës dhe si u bë në minutën më të fundit marrëveshje, mori gjithçka me kusht që të dilnin nga bunkeri i plastmasit të votonin vetingun dhe të mos kontestonin rezultatin e zgjedhjeve dhe të mos shanin në gjuhë të huaj vendin.

Nuk e di a i mbajnë mend që i shtymë zgjedhjet brenda afatit që Kushtetuta i lejon Presidentin bazuar në kodin zgjedhor, u kërkuar të shtyheshin përtej afatit dhe miqtë ndërkombëtarë që u përpoqën të ndërmjetësonin ishin shumë dakord me këtë, por unë jo, se isha i bindur se kur politikanët i lejojnë vetes shkelje të tilla humbet populli, demokracia, shteti i së drejtës dhe shkelja kthehet nga një gjoja përjashtim për rast të jashtëzakonshëm, në rregull që bëhet i zakonshëm. Ja urdhëroni tani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dossier/ 100 vjetori i armëpushimit

Letra shqip, nga fronti i luftës së parë