MENU
klinika

Vlerësuar edhe me Golden Globe

Regjisorja italiane e vlerësuar me Oskar për karrierën

04.06.2019 - 11:32

Regjisorja e njohur italiane Lina Wertmuller do të vlerësohet me çmimin Oskar të karrierës.

Lajmi është bërë i ditur nga Akademia e Oslos, e cila informon gjithashtu se me këtë çmim do të vlerësohen dhe regjisori David Lynch, e aktorët Wes Studi e Geena Davis.

Lina Wertmuller ka qënë e para regjisore femër kandidate për çmimin Oskar më vitin 1977 me filimin “Pasqualino Settebellezze”.

Lina Wertmuller ka lindur në Romë më 14 gusht 1928. Është një regjisore kinematografike e televizive dhe ka punuar si regjisore e dytë pranë të madhit Federico Felini.

Wertmuller gjatë karrierës së saj është vlerësuar me çmimet Golden Globe dhe Davide di Donatello.