MENU
klinika

"Doja që të gjithë të mendonin..."

Rita Ora tregon sfidat e fillimit në karrierë

05.06.2019 - 12:33

Fillimet e karrierës së saj nuk kanë qenë shumë të lehta. Këngëtarja shqiptare ishte vetëm 16 vjeç kur mendonte se ia kishte dalë, por në takim me një studio muzikore, i thanë se ishte shumë e vogël.

Këngëtarja ka dhënë një deklaratë për revistën “Cosmopolitan” për sa i përket vështirësive që ajo ka pasur në fillimet e saj të karrierës.

Prapa skenave kishte kishte shumë probleme politike që unë nuk i dija, por e bënin të vështirë që unë të isha vetvetja dhe të mund të luftoja për muzikën time.

Unë kam bërë albume që asnjëri nga ju nuk do t’i dëgjojë ndonjëherë dhe kjo vetëm nga koha dhe njerëzit që thonin: ‘Kjo nuk bën, kjo nuk mjafton, kjo nuk është mire.

Bëra gjithçka që ishte e mundur që qëndroja përpara fytyrave të tyre gjatë gjithë kohës. Thoja: “Nuk keni për të shpëtuar prej meje, nuk ka për të ndodhur’. Doja që të gjithë të mendonin që unë isha aty për të qëndruar.”- është shprehur këngëtarja.

Mund të themi se sakrificat dhe sfidat që Rita ka kaluar e kanë shpërblyer , sepse tani ajo është një ndër këngëtaret më të suksesshme dhe këngët e saj preferohen e dëgjohen në mbarë botës.

Albumi i saj i fundit “Phoenix”, ka marrë një sukses të madh dhe tani bën pjesë tek më të dëgjuarit.