MENU
klinika

Zviceriani shpërthen nga nervat

Roland Garros/ Nadal turpëron Federerin!

07.06.2019 - 16:11

Rafael Nadal është hakmarrë ndaj Roger Federerit duke fituar në gjysmëfinalen e Roland Garrosit me rezultatin 3-0 (6-3, 6-4, 6-2) me sete pas 3 humbjeve radhazi.

Seti i parë u fitua 6-3 nga spanjolli. Mbretit të fushave me dhe i mjaftoi një game nga shërbimet e zviceranit dhe koleksionoi avantazhin. Zvicerani e nisi mirë setin e dytë duke e çuar në 2-0 me game, por gaboi për të shkuar 3-0 duke humbur pikë të sigurta.

Federer humbi game-in me shërbimet e tij dhe i dha mundësinë Nadalit ta barazonte dhe ta parakalonte.

Seti i dytë u mbyll me rezultatin 6-4, ndërsa i treti, foli i gjithi për spanjollin që e mbylli 6-2 me game.

Nadal do të presë në finale fituesin e çiftit Djokovic-Thiem. Do të jetë finalja e 12 në karrierën e Rafael Nadal në Grandslamin e Parisit. Spanjolli nuk e ka humbur asnjëherë trofeun në finale.

Federer është nervozuar shumë pas humbjes së setit të dytë dhe ka reaguar mjaft ashpër duke goditur një top jashtë stadiumit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Serbi prek çerekfinalen

Djokovic e kthen në stërvitje!


Bologna kërkon me ngulm “veteranin”

“Diamanti” italian drejt Arsenal!

Hera e parë që Lojërat s’do të nisin në stadium

Si do zhvillohet ceremonia hapëse e Olimpiadës

Tund rrjetën edhe Ibrahimoviçi shqiptar

VIDEO/ Kompani e nis mbarë, bavarezët shënojnë 14 gola