Juventus-Roma ka qenë një aks tepër ‘i nxehtë’ në këtë merkato verore .
Sipas “Sky Sport”, orët e fundit janë duke tentuar një shkëmbim në krah të majtë.
Në marrëveshje janë Spinazzola (i datëlindjes 1993) në një anë dhe Luca Pellegrini (datëlindja 1999) në anën tjetër.
Mbrojtësi i krahut bardhezi do të fuqizonte ekipin e Fonsencas, ndërsa ai verdhekuq do të bashkohej me ekipin e Sarrit.
Tratativa është duke vazhduar dhe nëse gjërat shkojnë mirë do të mbyllet sot. Për Romën një marrëveshje e rëndësishme duke qenë se lidhet me plusvlerat, pas Manolas te Napoli. Duke mos shitur Gerson te Genoa, në fakt, Roma u desh që të kryente këtë shkëmbim për të arritur te plusvlera.
Spinazzola, në sezonin e fundit, ka luajtur 14 ndeshje me Juventusin, ndërsa Pellegrini në huazim te Cagliari, bashkë me pjesën e parë të sezonit te Roma, luajti 18 ndeshje.