MENU
klinika

"Diktatori i Ukrainës"

Roma ‘gjen qetësi’/ Zgjedh trajnerin e ri!

07.06.2019 - 16:52

Pas situatës së ‘turbullt’ të krijuar në ekip, Roma më në fund i ka dhënë zgjidhje çështjes së trajnerit të ri.

Paulo Fonseca do të ulet në stolin e skuadrës verdhekuqe, sepse portugezi ka gjetur marrëveshjen për të prishur kontratën me Shakhtar Donetsk.

Fonseca ka pranuar të marrë një pagë më të ulët se ajo aktuale, për tu bashkuar me Romën.

Në këtë mënyrë, Roma do t’i paguajë Shakhtarit 2 milionë euro, ndërsa Fonseca do të firmos një kontratë 3-vjeçare, me 2,5 milionë euro në vit. Të hënën portugezi do të jetë në Itali, për firmën dhe prezantimin.

Verdhekuqtë kishin tentuar të firmosnin më parë me emra si Conte, Mourinho apo Gasperini por ky i fundit qëndroi tek Atalanta ndërsa Conte zgjodhi Interin para shumë ofertave. Nga ana tjetër, “Special One” nuk u bind nga projekti i klubit.

Paulo Fonseca ka drejtuar Shakhtar Donetsk në 3 vitet e fundit, duke fituar 3 kampionate rresht dhe 2 kupa, si dhe ka zhvilluar paraqitje të mira në Europë.