MENU
klinika

Serie A

Roma fitore me ‘aromë Champions’/ Thyen Juventusin

12.05.2019 - 22:35

Roma ka marrë një fitore me peshë ndaj Juventusit që ka rikthyer shpresat për Champions League.

Verdhekuqtë triumfuan minimalisht 1-0 me gol të Florenzit në minutën e 79’

Juventus ishte më kërkues në pjësën e parë, por pavarësisht rasteve të mira rrjetat mbetën të paprekura.

Në të dytën bardhezinjtë shënuan me Cristiano Ronaldon, por goli u anullua pas rishikimit në VAR.

Në minutën e 79’ Edin Dzeko dhuroi një top për Florenzin që zhbllokoi rezultatin duke kaluar në avantazh Romën.

Disa sekonda para fundit Dzeko bëri sërisht protagonistin, kësaj here duke shënuar pas asistit të Cengiz Under.


Me këtë fitore verdhekuqtë u ngjitën në vendin e 6-të me pikë të barabarta me Milanin një pozicion më sipër në renditje. Këto dy ekipe janë një pikë larg Interit të vendit të 4-ërt që luajnë nesër ndaj Chievos në shtëpi.