MENU
klinika

Tre mundësi për të imituar Under

“Edhe unë mund ta shënoja atë”/ Roma sfidon tifozin në fushë

13.04.2019 - 20:05

“Edhe unë mund ta shënoja atë”

Kjo është një nga frazat që çdo tifoz i futbollit ka thënë së paku një herë, ndaj dikujt që ka humbur një shans të mirë ose ka shënuar një gol të thjeshtë në një ndeshje futbolli.

Por imagjinoni nëse ekipi juaj i zemrës do ju ftonte të zbrisnin në stadiumin e tyre dhe të vërtetoni aftësistë. A do ishte kaq e thjeshtë?

Kjo është pikërisht ajo që i ndodhi tifozit romanist, Marco Nicolai, i cili komentoi në një video përmbledhëse te golave nga Cengiz Ünder këtë sezon duke u shprehur që edhe ai mund të kishte shënuar një prej tyre.

Drejtuesit e Romës në bashkëpunim me Hyundai e morën tifozin në Stadio Olimpico për të provuar nëse mund të shënonte golin e Under kundër Parmës.
Dhe rezultatet ishin vërtet gazmore. Marco mbëriti në stadium me një Hyundai dhe u ul në zonën VIP përpara se t’i dorëzohej një fanellë e personalizuar e verdhekuqve

“Na trego nëse mund ta realizosh me të vërtetë këtë gol”, i thanë organizatorët tifozit duke i dhënë 3 shance per të shënuar.

konica sportkonica sport mobile

Rezultati ? Ai i humbi të treja. Marco rrëshqiti në përpjekjen e tij të parë, dërgoi topin në anën tjetër me tentativën e dytë ndërësa herën e fundit kur u duk se ai po e realizonte golin ‘binjak’ me atë të Under, topi përfundoi ngjitur me shtyllën. Kështu Marco nuk arriti të vërtetojë pretendimin e tij të guximshëm.

“Pra, nuk do ta shkruash kurrë atë përsëri?”,- u pyet më pas, ku u përgjigj: “Unë nuk mendoj kështu, jo.”

Nëpërmjet kësaj videoje, Roma i jep një ‘leksion’ të gjithë ndjekësve se golat e shënuar në nivel profesional janë më të vështira nga sa duken.