MENU
klinika

'Furtunë' gurësh në fushë

Dhunohen gjyqtarët, ndërpritet Besa-Bylis

13.04.2019 - 18:09

Ndeshja e Kategorisë së Parë, Besa-Bylis është ndërprerë pas situatës mjaft të tensionuar ku u goditën me sende të forta gjyqtarët.

Në minutën e 75-të, gjyqtari ndëshkoi me, të kuq Danajn, pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Guindos. Ky vendim ka acaruar mjaft shumë tifozët vendas, të cilët shpërthyen, duke hedhur gurë në fushë.

Gjyqtari Klajdi Kola u bëri shenjë asistentëve të tij se do të ndërpriste ndeshjen dhe për këtë arsye ka nxituar të dalë nga fusha. Por aty është gjendur përballë një rrebeshi gurësh e shishesh që fluturonin nga tribunat.

Lojtarët e Besës u detyruan të rrethonin gjyqtarët dhe t’i shoqëronin për t’i mbrojtur nga breshëria e gurëve dhe shisheve nga tifozeria e tyre.

Disa minuta më vonë edhe lojtarët e Bylis u shoqëruan në hyrjen në tunel pasi tifozeria vendase ishte tejet e acaruar dhe vazhdoi të hidhte sende në fushë. Ballshiotët ishin duke udhëhequr me golin e Beji në pjesën e parë, ndërkohë në minutën e 75-të, vendasit kanë mbetur me 10 lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të mbrojtësit Danaj.

 

 

 Situata u bë me të vërtetë kaotike ku u desh ndërhyrja e forcave të rendit por tiofozët nuk u kursyen as ndaj policinë.