MENU
klinika

Renditja e plotë

Kryeson Dortmund, bie Reali/ Ekipet me tifozët më të zjarrtë

12.04.2019 - 21:49

Futbolli pa tifozë do të dukej si sporti më i çuditshëm në botë, ku 22 lojtarë në fushën e blertë vrapojnë pas topit si të marrë.

Dashuria e palëkundur që secili përkrahës ka për klubin e zemrës dhe afeksioni i reflektuar në fytyrat e tifozëve kur skuadra është në fushë bën që ky sport t’i kalojë përmasat e një loje.

Ndërkohë që disa skuadra dëshpërohen për mungesën e përkrahjes, gjigandët e futbollit krenohen me spektaklin në tribuna çdo javë.

Pyetjes se cili klub ka më shumë tifozë ekspertët e futbollit janë munduar t’i japin zgjidhje prej dekadash por për këtë nuk ka një përgjigje përfundimtare. Së fundmi, “CIES” publikoi një raport ku renditi 50 klubet me pjesëmarrjen mesatare më të lartë në botë nga viti 2013 deri në 2018.

Më poshtë janë disa nga numrat më interesantë nga këto të dhëna të reja, me renditjen e plotë të përfshira më poshtë.

Real Betis është e fundit në listën e Top 50 klubeve me më shumë tifozë, me një pjesëmarrje mesatare prej 35,644 tifozësh për ndeshje gjatë pesë viteve të fundit. Në Premier League, Everton renditet e 45-ta, mesatarisht 38,451 tiofozë për ndeshje.

Interesant është fakti që të dy kryesueset italiane janë mjaft poshtë në renditje. Napoli renditet e 44-ta, mesatarisht 38,475 tifozë nga 60,000 që është kapaciteti i stadiumit. Ndërsa Juventusi renditet dy vende më lart, me 38,778.

Italia mund të krenohet me Interin, sepse zikaltërit numërojnë mesatarisht 46,634 tifozë për ndeshje.

Në Premier League rivalët e Tottenham dhe Chelsea kanë një mesatare shumë të ngjashme me numrat. Spurs tërheq mesatarisht 41,335 tifozë, ndërsa Blutë vizitohen nga 41,463 të tillë. Ata radhiten respektivisht në vendin e 34 dhe 33.

Ndërsa shkojmë në gjysmën kryesuese të listës, Paris Saint-Germain merr vendin e 25 me mesatarisht 45,912 tifozë pjesëmarrës.

Klubet që në nivel loje duken modestë lënë pas mjaft ekipe të njohura. Kështu Celtic, Ajax dhe Benfica plotësojnë pozicionet nga vendi i 16-të deri tek i 14-ti, me një pjesëmarrje prej 49,697, 49,781 dhe 50,077 tifozë respektivisht.

Manchester City, prej 12 ndeshjesh shënon mesataren më të lartë në botë, me 50.864 ndjekës në javë në ndeshjet e transfertës. Mjaft e çuditshme.

Është Borussia Dortmund që ‘bën ligjin’ përsa i përket tifozëve me 80.230 tifozë mesatarisht që shohin çdo ndeshje të tyre gjatë pesë viteve të fundit.

Manchester United është në vendin e dytë me një diferencë të vogël, por ajo që bie në sy është se sa e ulët është pjesëmarrja mesatare e Real Madridit.

Santiago Bernabeu mban mbi 80,000 tifozë, por ‘Los Blancos’ mesatarisht kanë rreth 10,000 tifozë më pak sesa vende në stadium. Kjo është shumë e çuditshme, aq më tepër për një ekip që ka fituar tre trofe të Champions League radhazi.

Më e veçanta ndër ekipet është Atlanta United, që qëndron në 10 vendet e para. Ekipi i MLS u krijua vetëm në vitin 2014 dhe filloi të luajë vetëm dy vjet më parë.

Shifra e tyre e lartë e pjesëmarrjes është shembulli perfekt i dashurisë për futbollin.

Renditja e plotë: