MENU
klinika

Italianët në balotazh

Trajneri i ri/ Duka: Vendosim javën tjetër

12.04.2019 - 17:06

Presidenti i FSHF-së Armand Duka, ka marrë pjesë ditën e sotme, në përurimin e një fushe sportive në kopshtin “Ismet Sali Bruçaj” në Shkodër.

Duka foli mbi një sërë çështjesh për kombëtaren ku tema më e nxehtë është ajo e trajnerit të ri. Kanë qenë të shumtë emrat e përfolur pas largimit të Panuccit, por ende nuk ka asnjë zyrtarizim.

“ Kam thënë që në prill do të emërohet. Jemi në 12 prill, muaj nuk ka mbaruar.

Javës tjetër besoj se do të kemi caktuar jo vetëm trajnerin, por krejt stafin teknik kuqezi. Ata do të jenë gati për të përgatitur ndeshjen e radhës”, u shpreh Duka.

Emri më i lakuar është ai i Edy Reja-s por kohët e fundit ka dalë në skenë edhe Francesko Guidolin dhe kjo duket se është dilema më e madhe e Dukës.

Kur pritej që Edy Reja të zyrtarizohej në krye të pankinës kuqezi, ish-trajneri i Swanseas, Guidolin i cili është mjaft i njohur edhe në Serie A ka trazuar jo pak mendimet e Presidentit të FSHF.