Në një intervistë për të përditshmen spanjolle ElMundo Deportivo, Luiz Nazario De Lima Ronaldo ose më saktë “fenomeni” ka zgjedhur 11-shen më të mirë të të gjithë kohërave.
Ndër emrat e përzgjedhur nga ish sulmuesi i Interit nuk ka vend për asnjë ish shok skuadre tek Interi por as Cristiano Ronaldon e Neymar Jr.
Përveç tij janë edhe 3 brazilianë të tjerë në 11-shen ideale të fenomenit Ronaldo.
Në portë është Buffon, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Cafu në të djathtë, Cannavaro e Maldini në qëndër dhe Roberto Carlos në të majtë.
Mesfusha nis me Pirlon përpara mbrojtjes, Messi në të djathtë Maradona e Zidane më të avancuar dhe Pele në të majtë, ndërsa në sulm është i vetëm ai pikërisht Ronaldo fenomeni.
Skema e zgjedhur nga ish-sulmuesi i Brazilit është 4-1-4-1.