Kryetari i parlamentit të Gjeorgjisë, Irakli Kobakhidze, ka dhënë dorëheqjen pasi rreth 240 vetë u lënduan në protesta para parlamentit të vendit.
Protestuesit kishin kërkuar dorëheqjen e Kobakhidze si dhe zgjedhje. Policia ka përdorur plumba gome dhe gaz lotsjellës ndërsa protestuesit sulmuan parlamentin në kryeqytetin e Tbilisit.
Tensionet me Rusinë janë të larta, 11 vjet pasi Gjeorgjia dhe Rusia luftuan kundër rajonit të shkëputur të Osetisë së Jugut.
Presidenti gjeorgjian Salome Zurabishvili e quajti Rusinë “një armik dhe pushtues”, duke thënë se Moska kishte ndihmuar në nxitjen e trazirave.
Kremlini i dënoi protestat si “provokim rusofobik”. Ministria e jashtme e Rusisë akuzoi opozitën e Gjeorgjisë për përpjekjen për të parandaluar një përmirësim të marrëdhënieve dypalëshe në vitet e fundit.
Demonstruesit protestuan kundër një ligjvënësi rus i cili po mbante një fjalim në parlamentin e Gjeorgjisë nga karrigia e kryetarit. Mijëra demonstrues kërkuan largimin e kryetarit të parlamentit Irakli Kobakhidze si dhe disa anëtarë të lartë të kabinetit.
Giga Bokeria, një deputet i opozitës për partinë e Gjeorgjisë Evropiane, tha për AFP se tubimi jashtë parlamentit ishte “një protestë spontane nga gjeorgjianët e zakonshëm”.
Brenda parlamentit, ligjvënësit e opozitës bllokuan presidencën dhe kërkuan që kryetari i parlamentit, ministri i brendshëm dhe shefi i shërbimit të sigurimit të shtetit të jepnin dorëheqjen për incidentin. Seanca u pezullua dhe Gavrilov më vonë u kthye në Rusi.
Kur Gjeorgjia shpalli pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991, konfliktet separatiste shpërthyen në rajonet e Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut. Në gusht të vitit 2008, Gjeorgjia u përpoq të rimarrë Osetinë e Jugut. Pas një armëpushimi, Rusia tërhoqi shumicën e trupave të saj nga pjesë të Gjeorgjisë, por ende ka prani ushtarake në Osetinë Jugore dhe Abkhazi.
Që atëherë, marrëdhëniet diplomatike midis Rusisë dhe Gjeorgjisë mbeten të tensionuara. Gjeorgjia synon të bashkohet me Bashkimin Evropian dhe NATO-n.