MENU

Nga Project Syndicate

‘Detyrat’ e NATO-s tani që është 70 vjeç

05.04.2019 - 16:00

Ndërsa NATO shënon 70.vjetorin e themelimit të saj dhe 20 vjetorin e zgjerimit të saj në vendet ish-komuniste, duhet të bëjë më shumë sesa thjesht të reflektojë mbi të kaluarën. Për të vazhduar përmbushjen e misionit të saj në të ardhmen, aleanca nuk duhet të lejojë që Kremlini të ndikojë në pranimin e anëtarëve aspiratues.

NATO shënon dy përvjetorë këtë vit: 70 vjetorin e themelimit të saj dhe 20 vjetorin e zgjerimit të saj të parë pas ish-Perdes së Hekurt. Duke e kthyer prapa, statusi i NATO-s si projekti më i suksesshëm i paqes në histori pasqyron jo vetëm fuqinë ushtarake, por edhe aftësinë e tij për të ofruar shpresë për anëtarët që aspirojnë.

Nuk ka dyshim se perspektiva e anëtarësimit të NATO-s (dhe Bashkimit Europian) ka shërbyer si një forcë lëvizëse për demokratizimin dhe liberalizimin në vendet ish-komuniste të Evropës Qendrore dhe Lindore.

Me një “politikë të dyerve të hapura”, NATO vazhdon të pranojë aleatë të rinj. Edhe pse zelli për zgjerim 20 vjet më parë i ka dhënë mundësi luftës për të antagonizuar Rusinë, një hezitim i tillë është i keq-këshilluar.

Për shembull, në prill 2008, aleatët e NATO-s u takuan në Bukuresht për të diskutuar ofrimin e një Plani Veprimi për Anëtarësim (MAP) në Gjeorgji dhe Ukrainë. Me insistimin e Gjermanisë dhe Francës, ne vendosëm ta shtynim atë vendim deri në fund të vitit. Sipas mendimit tim, ky ishte një gabim. Vetëm disa muaj pas samitit tonë, Presidenti rus Dmitri Medvedev urdhëroi pushtimin e Gjeorgjisë dhe Rusia e ka okupuar Abkhazinë dhe Osetinë e Jugut që nga ajo kohë.

Kremlini ka nxitur rregullisht “konfliktet e ngrira”, mosmarrëveshjet mbi sovranitetin që fillojnë me dhunë, por pastaj synojnë të përdorin një veto efektive mbi zgjerimin e mëtejshëm të NATO-s.

Një shembull i përkryer i kësaj strategjie cinike mund të gjendet në Ukrainë. Në vitin 2014, protestat masive në rrugë në Kiev nxitën presidentin e atëhershëm ukrainas Viktor Janukoviç që të largohej nga vendi. Me Ukrainën që po kthehej drejt Perëndimit, Putini nisi sulmet në Krime. Kjo u pasua shpejt nga inkursionet ruse në rajonin Donbas të Ukrainës Lindore, ku konflikti vazhdon deri në ditët e sotme.

Megjithatë, Gjeorgjia dhe Ukraina vazhdojnë të bëjnë përparim të rëndësishëm drejt përmbushjes së kritereve për anëtarësimin në NATO, me supozimin se do të bashkohen me aleancën një ditë. Perspektiva e një marrëdhënieje gjithnjë e më të ngushtë me NATO-n ka dhënë një shtysë për reformat kritike demokratike dhe ushtarake, dhe të dy vendet tani kontribuojnë rregullisht në misionet e NATO-s, madje edhe më shumë se shumë shtete anëtare. Megjithatë, Gjeorgjia dhe Ukraina do të duhet të ndërmarrin reforma të mëtejshme përpara se të përmbushin standardet për anëtarësimin e plotë në NATO.

Ukraina është tani në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve të saj presidenciale dhe Gjeorgjia është gati të zhvillojë zgjedhjet parlamentare vitin e ardhshëm. Në të dy rastet, zgjedhjet e këtyre vendeve do të vendosin fatin e tyre për vitet që vijnë.

Duke pasur parasysh aksionet, vendet anëtare të NATO-s duhet të pranojnë rolin shkatërrues që paranoja e Kremlinit po luan në procesin e pranimit.

Në 70 vjetorin e themelimit të saj, është koha që NATO të krijojë pika të qarta për integrim të mëtejshëm.

Në të njëjtën kohë, anëtarët e NATO-s duhet të rrisin presionin (sanksionet) mbi Rusinë për t’i dhënë fund konfliktit në rajonin e Donbas.

Këtu, NATO mund të ndjekë modelin e anëtarësimit të Qipros në BE. Qipro është anëtare e plotë e BE dhe eurozonës, por ligji i BE-së është pezulluar në pjesët e ishullit që qeveria qipriote nuk e kontrollon. Po ashtu, NATO mund të ofrojë garanci të sigurisë për të gjithë territorin e kontrolluar nga qeveritë gjeorgjiane dhe ukrainase.

Zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Ukrainën dhe, përfundimisht, Gjeorgjinë nuk do të ishte kurrë një vendim i lehtë. Por sa më shumë që lejojmë ndërhyrjen e Putinit të japë fryte, aq më shumë ai do të kërkojë të shkatërrojë sovranitetin e shteteve demokratike.

Anders Fogh Rasmusen, ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-s dhe ish-kryeministër i Danimarkës, është një këshilltar i politikës së jashtme të presidentit ukrainas Petro Poroshenko dhe kryetari i  Rasmussen Global.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Krijimi, zgjerimi, kërcënimet

70-vjetori i NATO-s dhe sfidat e aleancës

Një tjetër kërcënim

Kina, ‘Rusia e re’ për NATO-n