MENU
klinika

Nga Washington Post

Problemi më i madh i NATO-s mbetet Trumpi

03.04.2019 - 16:17

Ndërsa NATO shënon 70-vjetorin e saj këtë javë, kjo aleancë unike, shpesh e ngathët, po përballet me një nga sfidat më të vështira në historinë e saj.

NATO është ende aleanca më e fortë ushtarake në botë. Por rreziku i vetëm më i madh është mungesa e lidershipit të fortë presidencial amerikan për herë të parë në historinë e tij. Duke filluar me babain themelues të NATO-s, Presidentin Harry S. Truman, secili prej presidentëve amerikanë e ka konsideruar NATO-n një interes jetik të Amerikës. Presidenti Trump jo.

Asnjëherë më parë NATO-ja nuk ka patur një udhëheqës të SHBA-së, i cili nuk beson në vetë NATO-n. Gjatë dy viteve të para në detyrë, Trump ka vënë në pikëpyetje angazhimin thelbësor të NATO-s të përfshirë në nenin 5 të traktatit themeltar të aleancës, që një sulm mbi një nga aleatët do të konsiderohet një sulm mbi të gjithë.

Trump ka qenë gjithashtu një kritik i qëndrueshëm i udhëheqësve demokratikë europianë, siç është kancelarja gjermane Angela Merkel, dhe mbështet publikisht populistët anti-demokratikë siç është presidenti hungarez Viktor Orban. Trump është presidenti i parë që e quan Bashkimin Evropian një “armik”, dhe jo një partner të Shteteve të Bashkuara.

Për fat të mirë, shumica dërrmuese e udhëheqësve republikanë dhe demokratë në Kongres nuk pajtohen me Trump në qëndrimin ndaj NATO-s.

Kritikët që mbështesin Trump paraqesin tri argumente kryesore pse ai ka të drejtë të vendosë në pikëpyetje dobinë e NATO-s.

Së pari, ata thonë se puna kryesore e NATO-s përfundoi me fundin e Luftës së Ftohtë. Kjo, megjithatë, injoron fushatën e Rusisë për të destabilizuar anëtarët e NATO-s Estoninë, Letoninë, Lituaninë dhe Poloninë. Gjithashtu injoron sulmet e Putinit në SHBA dhe zgjedhjet evropiane në 2016-2018, të dizajnuara për të dobësuar demokracitë.

kolana e librave

Së dyti, Trump ka thënë se aleatët “po përfitojnë nga ne”. Shpenzimet e ulëta të mbrojtjes evropiane janë me të vërtetë një problem për të ardhmen e NATO-s. Gjermania, në veçanti, duhet të bëjë shumë më tepër.

Një kritikë e tretë është se NATO nuk kontribuon në mënyrë të konsiderueshme në sigurinë e SHBA në botë.

Aleatët e NATO-s gjithashtu kanë luftuar me Amerikën në fushatën e suksesshme për të mposhtur Kalifatin e Shtetit Islamik në Siri dhe Irak. Ata kryejnë operacione edhe në Afrikë.

Në dekadën e ardhshme, Shtetet e Bashkuara do të luftojnë dy beteja me shtetet autoritare të Kinës dhe Rusisë. E para është një betejë e ideve që do të përqendrohen në rritjen e besimit të Moskës dhe Pekinit në superioritetin e sistemeve të tyre.

Aleatët e NATO-s gjithashtu do të jenë kritike në një betejë të teknologjisë, pasi Perëndimi konkuron me Kinën.

NATO mbetet diferenca e madhe e fuqisë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë dhe Kinës, të cilat nuk kanë aleatë të vërtetë të tyre.

Trump duhet të reflektojë. Shtetet e Bashkuara do të ishin shumë më të forta brenda NATO-s. Aleanca është e domosdoshme nëse amerikanët duan të arrijnë për qëllimin që kanë patur që nga Lufta e Dytë Botërore: Shtetet e Bashkuara të sigurta së bashku me një Evropë të bashkuar, demokratike dhe paqësore si partnerin më të afërt global.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ursula von der Leyen/ New York Times

Asnjë aleancë nuk mund ta zëvendësojë NATO-n…

Euroskepticizëm apo eurorealizëm?

“Ballkanizimi” i Evropës