MENU
klinika

Detajet

Samiti i SEECP në Bosnjë, Dodik fton Thaçin

24.06.2019 - 08:43

Një ftesë zyrtare i është dërguar presidentit të Kosovës Hashim Thaçi nga kryesuesi i Presidencës në Bosnjë e Hercegovinë, Miloard Dodik.

Ftesa dërguar Thaçit është për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore.

Mediat boshnjake shkruajnë se Thaçi javën që vjen do të marrë vendimin nëse do t’i përgjigjet ftesës së Dodik.

Samiti do të fillojë më 1 korrik 2019, ndërsa janë planifikuar takime të ministrave dhe presidentëve të vendeve të Evropës Jugore në Jahorinë dhe në zyrën e Presidencës së BeH.

Presidentët e shteteve të rajonit do të priten në tepihun e kuq para ndërtesës së Presidencës së BeH, ku do të jenë të vendosur pjesëtarët e Forcave të Armatosura të BeH.

Ftesat me nënshkrimin e Dodik tashmë u janë dërguar presidentëve të rajonit, sikurse edhe presidentit Thaçi, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme të BeH, shkruan media boshnjake Klix.

Po ashtu, ftesat janë dërguar edhe në adresat e të gjitha ministrive të Jashtme të vendeve të Samitit të Procesi i Bashkëpunimit në Evropën Juglindore- SEECP.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vizita e Ministrit të Jashtëm rus në Bosnje

Rusia gjithmonë një mbështetje edhe për Bosnjen…