MENU
klinika

Studim nga platforma 'Hype Auditor'

Selena Gomez thyen një tjetër rekord!

18.06.2019 - 16:04

Selena Gomez mbetet një ndër personalitetet më të famshme në rrafshin ndërkombëtar.

E përfolur kaq shumë nga mediat, por edhe fansat për lidhjet dhe ndarjet me Justin…Apo edhe për martesën e Justin me Hailey Baldwin…

Por të gjithë e dimë se, ajo është edhe një ndër këngëtaret më të ndjekura në rrjetet sociale, gjerësisht në Instagram.

Madje raportohet se ka thyer rekordin për numrin e pëlqimeve që merr pas publikimeve të imazheve, videove apo mesazheve të ndryshme.

Sipas një studimit të bërë nga platforma analitike Hype Auditor, zeshkania merr mesatarisht 4.6 milionë pëlqime në çdo postim.

Bukuroshja mund të jetë më e ndjekura në Instagram, por kujtojmë se ditë më parë ajo u shpreh se e ka larguar këtë aplikacion nga telefoni i saj.

Ndryshe, aktorja 26-vjeçare për këtë çështje kishte folur në Kanë gjatë promovimit të filmit të ri të Jim Jarmusch, “The Dead Do not Die”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN