Dy vjet nga ndërtimi i Sheshit Skënderbej, kryebashkiaku Erion Veliaj thotë se ky shesh ka gjeneruar dhjetëra aktivitete.
“2 vjet Sheshi “Skënderbej”. Duket sikur ka qenë gjithmonë aty, por ka veç dy vjet dhe ka gjeneruar dhjetëra aktivitete, qindra takime e mijëra momente të bukura shqiptare . Bëjmë gjëra të mrekullueshme ne shqiptarët kur bashkëpunojmë e nuk bllokojmë njëri-tjetrin”, shkruan Veliaj.
Elementët kryesor të këtij sheshi janë gjelbërimi, gurët natyral, uji që përdoret për shatërvanët dhe vaditjen për pjesët e gjelbëruara dhe ndriçimi i godinave rreth e qark sheshit dhe të vet sheshit.
Sheshi është shtruar gurë natyralë në formën e pllakave të gurit me trashësi 10-12 cm dhe që janë marrë nga të gjitha trojet e Shqipërisë, duke nisur nga Tropoja dhe Kukësi, Librazhdi, gëlqerorët e Tiranës, Korçës, Gjirokastrës etj.