MENU
klinika

Shkarkimi i Metës

Mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve, ç’pritet të vendosë

11.06.2019 - 08:37

Ditën e sotme do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve.

Mbledhja do të nisë në orën 9:00 dhe mësohet se në këtë mbledhje do të caktohet data e mocionit dhe koha e debatit në Kuvend për presidentin.

Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme, pas deklaratave të Metës dhe zyrtarizimit që ai i bëri anulimit të zgjedhjeve, Partia Socialiste vendosi të niste procedurat për shkarkimin e tij.

Socialistët kanë vendosur që të enjten në Kuvend të mbajnë një debat të gjatë lidhur me këtë çështje.

Ndërsa sot Konferenca e Kryetarëve do të vendosë datën e mocionit dhe kohën e debatit.