24.06.2019 - 11:49
Paraditen e sotme është mbledhur Komisioni i Ligjeve për të shqyrtuar kërkesën e 55 deputetëve të mazhorancës për shkarkimin e Metës.
Ftesën për t’u paraqitur në komision, presidenti Meta e ka refuzuar.
Këtë fakt e bëri me dije kreu i komisionit Ulsi Manja, i cili tha se kreu i shtetit i ka kthyer përgjigje komisionit me shkrim dhe se nuk e çmon të nevojshme të paraqitet në komision.
Gjatë diskutimeve ka pasur debat mes deputetëve Spartak Braho dhe Ralf Gjoni.
Braho tha se presidenti ka shkelur rëndë Kushetutën dhe duke debatuar me Ralf Gjonin tha se do ndërhynte për ta bërë anëtar të komisionit hetimor për shkarkimin e Metës.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Anulimi i zgjedhjeve
Dekreti i Metës mbërrin në KQZ, PS kërkon mbledhje urgjente
Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve
Çfarë u vendos për shkarkimin e Metës?
Shkarkimi i Metës