MENU
klinika

"Të mos humbasim..."

Shkarkimi, Meta i përgjigjet maxhorancës

13.06.2019 - 15:14

Teksa në Kuvend po mbahet seanca për mocionin për shkarkimin e Metës, kreu i shtetit i ka dhënë një përgjigje indirekte maxhorancës.

Në përgjigjen e tij Meta thekson se Shqipëria ka nevojë për reflektim dhe përgjegjësi maksimale të aktorëve politikë.

Shqipëria ka nevojë për reflektim dhe përgjegjësi maksimale nga të gjithë aktorët politikë!

Të mos humbasim këtë moment historik për të hedhur një hap përpara drejt Europës.

Të bëjmë çdo përpjekje për mos-shkëputjen nga përparimi i fqinjit tonë Maqedonisë së Veriut.

Çelja sa më parë e negociatave të anëtarësimit detyrim historik për të gjithë ata që duan Shqipërinë si Europa!”, shkruan Meta.