MENU
klinika

Miratohen 2 PPP-të e rrugëve

Shkreli: 1 km pa tunele e ura, 4.8 mln euro

18.06.2019 - 16:37

Komisioni parlamentar i Ekonomisë ka miratuar pa ndryshime 2 kontratat e partneritetit publik-privat për akset Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat, të cilat në total kapin një vlerë prej 281 mln euro pa TVSH.

Diskutimet në komision u fokusuan te kostot e ndërtimit, ku zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Artan Shkreli tha se kosto për 1 km rrugë, pa përfshirë veprat e artit sikurse është tuneli apo 2 urat e përfshira në projekt për Milot-Balldren shkon në 4.8 mln euro.

Ndërkaq, deputetët e opozitës ngritën shqetësime se përse kostot per ndërtimin e Orikum-Dukat, që është një rrugë e kategorisë C2, janë të njëjta me kostot e Milot-Balldren që është rrugë e kategorisë A.

Kohëzgjatja e 2 kontratave PPP është 13 vjet, ku pas ndërtimit do të bëhet edhe mirëmbajtja e tyre. Sipas Shkrelit, fakti që është zgjedhur e njëjta firmë edhe për mirëmbajtjen rrit përgjegjshmërinë e saj për kryerjen e punimeve më cilësore.

Aksi Milot-Balldren ka një gjatësi prej 17.263 km, e cila shtrihet përgjatë aksit të rrugës ekzistuese që lidh Milotin me qytetin e Lezhës dhe devijohet si rrugë plotësisht e re, nga nyja e qytetit të Lezhës deri në Balldren, ku më pas lidhet me rrugën ekzistuese në drejtim të Shkodrës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN