Shkrimtari i njohur nga Kosova, Fahredin Shehu, është vlerësuar me plaketën e artë presidenciale dhe Diplomën e Doctor Honoris Causa, si dhe Akademik honorabël pranë Akademisë Universum në Lugano të Zvicrës, – raporton “Zëri”.
Fahredin Shehu njihet qysh herët, për punën e tij kreative, ndonëse është shpërblyer me çmime të rëndësishme si: “Medalje e artë” nga Filipine për letërsinë si urë lidhëse mes kombeve, çmimi “Veilero” në Itali, çmimi “Naaji Naaman” në Liban etj.
Shehu është autor i 18 librave, nëntë prej cilëve botimë në anglisht, italisht, serbisht. Po ashtu, ai ka hartuar disa antologji të poezisë bashkohore.
Është i përkthyer në dhjetëra gjuhë, si: anglisht, frëngjisht, spanjisht, greqisht, hebraisht, persisht, kinezisht, japonisht, bahasa, malteze, frisiane, bullgarisht, rumanisht, serbisht, maqedonisht, gjuhën rome etj., si dhe ka marrë pjesë në shumë festivale botërore, si në Maqedoni, Francë, Belgjikë, Itali, Malta, Izrael, Liban, Egjipt, Turqi etj. Shehu është drejtor për kulturën, për Inner Child Press International LTD, në Neë Jersey.
Fahredin Shehu është drejtor i festivalit ndërkombëtar të poezisë, që mbahet prej pesë vitesh, çdo shtator, në Rahovec.
Krijimtaria e tij e pasur është e përbërë nga veprat, “NUN”- përmbledhje me poezi mistike, 1996 botim autori, “SHUMËSI E PADUKSHME’- Prozë poetike, 2000, botim autori, “NEKTARINA”- Roman epik transcendental, 2004, sht. Botuese, Rozafa Prishtinë projekt i Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve të Kosovës, “ELEMENTAL 99”- Tregime të shkurta poetike, 2006, Qendra për mendim pozitiv, Prishtinë, “KUN”- Përmbledhje me poezi të lirikës transcendentale, 2007, Sht. Botuese LOGOS-A, Shkup dhe botime të shumta në gazeta e revista.