MENU
klinika

Hyn në fuqi ligji

Shtesë pensioni për gjashtë kategori

22.06.2019 - 19:18

Hyn në fuqi ligji për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuarnë metalurgji.

Qëllimi i këtij ligji është trajtimi financiar i punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji, përveç trajtimit të përcaktuar në ligjin nr. 4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, të ndryshuar dhe ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për Sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Ligji është botuar në fletoren zyrtare dhe parasishimin që përfitues, janë personat në profesione e punë, në miniera në nëntokë, në industrinë e naftës e të gazit dhe në metalurgji, që u njihet vjetërsia në punë dhe periudha e sigurimit, sipas përcaktimeve të nenit 3, të këtij ligji, e që njëkohësisht plotësojnë edhe kushtet e tjera të përcaktuara në këtë ligj, si më poshtë:

a) pensionistët, të cilët kanë përfituar pension sipas ligjit nr. 4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
b) pensionistët, të cilët kanë përfituar pension sipas ligjit nr. 150/2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë”;
c) punonjësit, të cilët kanë kryer procese pune në miniera në nëntokë;
ç) punonjësit, të cilët kanë punuar në industrinë e naftës e të gazit dhe personeli inxhiniero-teknik, që ka punuar në ndërmarrjet e sistemit të naftës, si shpim-kërkim, shpim-shfrytëzim, prodhim, sizmikë, gjeofizikë kantieriale, përpunim dhe transport me naftësjellës dhe gazsjellës;
d) punonjësit që kanë punuar në metalurgji, në profesione, punë dhe ndërmarrje, sipas përcaktimeve në krerët III, VIII e XII, të pasqyrës nr. 1, të vendimit nr. 526, datë 20.12.1958, të Këshillit të Ministrave, “Për ndarjen e punëve në kategori, për efekt pensioni”, të ndryshuar.

Vjetërsia në punë dhe periudhat e sigurimit

1. Për efekt të zbatimit të këtij ligji, vjetërsia e përgjithshme në punë dhe periudhat e sigurimit vlerësohen e njihen sipas përcaktimeve në dispozitat e ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të akteve ligjore në zbatim të tij.

2. Për efekt të përfitimeve nga ky ligj, vjetërsia në punë dhe periudhat e sigurimit në profesionet e punë në miniera në nëntokë, në industrinë e naftës e të gazit dhe në metalurgji do të njihen si më poshtë:
a) periudhat e punës të kryera në miniera në nëntokë, sipas dispozitave të krerëve I, XIII e XIV, të pasqyrës nr. 1 të, vendimit nr. 526, datë 20.12.1958, të Këshillit të Ministrave, “Për ndarjen e punëve në kategori, për efekt pensioni”, të ndryshuar;
b) periudhat e punës të kryera në industrinë e naftës e të gazit, në profesione dhe punë të përcaktuara në vendimin nr. 526, datë 20.12.1958, të Këshillit të Ministrave, “Për ndarjen e punëve në kategori për efekt pensioni”, të ndryshuar;
c) periudhat e punës të kryera në industrinë e naftës e të gazit nga personeli inxhiniero-teknik që ka punuar drejtpërdrejt në prodhim, në sektorë apo brigada, si shpim-kërkim, shpim-shfrytëzim, prodhim, sizmikë, gjeofizikë kantieriale, përpunim dhe transport me naftësjellës dhe gazsjellës; që ka punuar drejtpërdrejt në prodhim, në sektorë apo brigada, si shpim-kërkim, shpim-shfrytëzim, prodhim, sizmikë, gjeofizikë kantieriale, përpunim dhe transport me naftësjellës dhe gazsjellës;
ç) periudhat e punës të kryera në metalurgji, në profesione, punë e ndërmarrje, sipas përcaktimeve në krerët III, VIII e XII, të pasqyrës nr. 1, të vendimin nr. 526, datë 20.12.1958, të Këshillit të Ministrave, “Për ndarjen e punëve në kategori për efekt pensioni”, të ndryshuar.

3. Për efekt përfitimi, sipas këtij ligji, proceset e punës në miniera në nëntokë, në industrinë e naftës dhe në metalurgji, pas datës 30.9.1993, do të njihen, nëse janë kryer dhe dokumentuar sipas kritereve të përcaktuara në vendimin nr. 526, datë 20.12.1958, të Këshillit të Ministrave, “Për ndarjen e punëve në kategori, për efekt pensioni”, të ndryshuar, pavarësisht nëse të punësuarit kanë kryer aktivitet ekonomik në subjekte me kapital plotësisht ose pjesërisht shtetëror, si dhe në subjekte private.

Llojet e përfitimit
Personave të përcaktuar në nenin 2, të këtij ligji, u sigurohen përfitime suplementare, mbi ato të përcaktuara në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, si më poshtë:
a) pension për shkak të profesionit (llojit të punës);
b) shtesë mbi pensionin e pleqërisë;
c) shtesë mbi pensionin e invaliditetit.

Periudha e sigurimit dhe vjetërsia e punës në profesion:
a) për ish-punonjësit, të cilët kanë kryer procese pune në miniera në nëntokë, trajtimi me përfitime përpara moshës dhe kushteve të përcaktuara në dispozitat e ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, do të vazhdojë të bëhet sipas përcaktimeve në dispozitat e ligjit nr. 150/2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë” dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
b) për ish-punonjësit, të cilët kanë punuar në industrinë e naftës e të gazit, në profesione e punë të përcaktuara në pasqyrën nr. 1, “Punë, që hyjnë në kategorinë e parë”, krerët IV, pikat 2 e 3, dhe XI, të vendimit nr. 526, datë 20.12.1958, të Këshillit të Ministrave, “Për ndarjen e punëve në kategori për efekt pensioni”, të ndryshuar, përcaktohet:

i) mosha: për burrat 55 vjeç; për gratë 50 vjeç;
ii) periudha e përgjithshme e sigurimit: për burrat 30 vjet; për gratë 25 vjet;
iii) vjetërsia në punë të kategorisë së parë: për burrat 15 vjet; për gratë 12,5 vjet;
c) për ish-punonjësit, të cilët kanë punuar në industrinë e naftës e të gazit, në profesione e punë të përcaktuara në pasqyrën nr. 2, “Punë, që hyjnë në kategorinë e dytë”, kreu V, të vendimit nr. 526, datë 20.12.1958, të Këshillit të Ministrave, “Për ndarjen e punëve në kategori, për efekt pensioni”, të ndryshuar, dhe personeli inxhiniero-teknik, që ka punuar në ndërmarrjet e sistemit të naftës, sipas listës së miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, përcaktohet:

i) mosha: për burrat 60 vjeç; për gratë 55 vjeç;
ii) periudha e sigurimit: për burrat 30 vjet; për gratë 25 vjet;
iii) vjetërsia në punë të kategorisë së dytë: për burrat 20 vjet; për gratë 15 vjet.
iv) vjetërsia në punë të kategorisë së dytë: për burrat 20 vjet; për gratë 15 vjet.

Masa e përfitimit të shtesës mbi pensionin e pleqërisë:
a) ish-punonjësit, sipas përcaktimeve në këtë ligj, të cilët kanë përfituar pension pleqërie ose do të plotësojnë kushtet për të përfituar pension pleqërie, sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, përfitojnë shtesë pensioni për çdo vit periudhe sigurimi në profesion, sipas përcaktimeve në nenin 3, si më poshtë:
i) punonjësit e nëntokës, 1 % të masës së pensionit të pleqërisë;
ii) punonjësit e industrinë së naftës e të gazit dhe punonjësit e metalurgjisë, 0,6 % të masës së pensionit të pleqërisë;
b) shtesën mbi pension, sipas shkronjës “a”, e përfitojnë të gjithë personat që kanë jo më pak se 6 vite në profesionet dhe punët e përcaktuara në këtë ligj;
c) shtesën mbi pension, sipas shkronjës “a”, të kësaj pike, e përfitojnë edhe personat që marrin pension sipas ligjit nr. 150/2014 “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”, kur data e lindjes së të drejtës për pension është deri më 31.12.2014.

2. Masa e përfitimit të shtesës mbi pensionin e invaliditetit:
a) përfituesit, sipas përcaktimeve në këtë ligj, të cilët kanë përfituar ose do të plotësojnë kushtet për të përfituar pension invaliditeti, sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, kanë të drejtën e përfitimit të shtesës mbi pension në masën 1 % për çdo vit vjetërsie pune në miniera, në nëntokë, në industrinë e naftës dhe në metalurgji, sipas përcaktimeve në nenin 3 të këtij ligji;
b) për personat që përfitojnë pension invaliditeti nga aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale, të cilët kanë vjetërsi në profesion më pak se periudha e përcaktuar në neni 5, të këtij ligji, për efekt të shtesës mbi pension, vjetërsia në profesion, llogaritet respektivisht, për ish-minatorët 12,5 vjet, për naftëtarët dhe metalurgët 20 vjet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Borxhi i sigurimeve të papaguara

Çfarë po i rrezikon pensionet?

Përfundon paketa e ndihmës

5 mësime nga kriza greke

Ja si Jelcin mbështeste Klinton kundër Milosheviçit

Bisedat sekrete telefonike ruso-amerikane gjatë luftës së Kosovës