MENU
klinika

Deklarata

“Shumë dakord me kryeministrin”, Meta i përgjigjet Ramës

21.06.2019 - 13:56

Deklaratave të Ramës në intervistën për REL, u është përgjigjur presidenti Meta.

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi i pyetur nga RTV Ora për një reagim lidhur me deklaratat e bëra nga kryeministri Rama për “Radio Europa e Lirë” ka thene se ‘zgjedhjet jane te popullit jo te politikaneve”.

“Shumë dakord me kryeministrin. Zgjedhjet nuk janë të politikanëve, por të popullit. Demokracia dhe pluralizmi politik janë të panegociueshme”- thuhet ne reagim.

Kryeministri Rama tha nder te tjera ne intervisten per REL: “Unë kam insistuar për dialog gjithmonë kanë bërë të gjitha përpjekjet, e vetmja që nuk negociohet është demokracia dhe afatet kur populli duhet të marrë fjalën”.