MENU
klinika

"Malet e Shalës"

Çfarë e mahniti Rozë Llejn në veri

24.06.2019 - 12:30

     Shkrimtarja amerikane Rozë Uajlldër Llejn (1886-1968), e bija e Llora Ingëllz Uajlldërit (Laura Ingalls Wilder, 1867-1957), autorja e librit të suksesshme, “Little House on the Prairie”, është e njohur për tregimet e shkurtra në gazetat që kishin në vëmendje gruan. Gjatë punës për Kryqin e Kuq në Paris, Llejn udhëtoi në Itali, Greqi, Jugosllavi dhe Shqipëri, vend ky që e mahniti.

Teksa ndodhej në një kamp refugjatësh në Shkodër, pak para largimit të saj nga Shqipëria, një veprimtare tjetër e Kryqit të Kuq Amerikan, Fransis Hardi (Frances Hardy), e bindi për ta shoqëruar atë në një ekspeditë në malet e veriut të Shqipërisë, për të ngritur disa shkolla atje.

 

 

 

 

“Kostandinopoja s’është gjë! Të gjithë shkojnë në Kostandinopojë. Por nëse nuk shikon Shqipërinë, nuk ke parë gjë. Aty lart – po, pikërisht aty në ato male, një ditë rruge prej këtu – jetojnë njerëz si njëzet shekuj më parë, para se të njiheshin grekët, romakët ose sllavët. Ka ngulime parahistorike, legjenda të vjetra, këngë dhe zakone për të cilat nuk dihet asgjë. Asnjë i huaj s’i ka parë. Zoti i madh! Ti rri këtu dhe flet për Kostandinopojën!” “Por nëse nuk shkohet, si të bëjmë?” – pyeta unë. – “Si bëhet çdo gjë në jetë? Thjesht, bëhet! Marrim kuaj, u hipim dhe nisemi.” – “Të marrim edhe pushkë me vete?” – “Mos ki frikë, nuk ka rrezik. Mbase hasim në ndonjë pritë hasmërie dhe vrasin udhërrëfyesit tanë, por askush nuk vret gra. As burrat nuk vriten, kur janë me gra.”

 

 

 

 

Rozë Uajlldër Llejni i ndërroi planet aty për aty dhe u nis me Frances dhe një grua tjetër, Margrët Aleksandër (Margaret Alexander). Bashkë me to ishte Rexh Meta, një refugjat dymbëdhjetëvjeçar nga Kosova, i cili kishte humbur prindërit dhe kishte përfunduar në një kamp refugjatësh në Shkodër. Aty kishte mësuar anglisht.

Gjithashtu me grupin e udhëtarëve ishte edhe Rrok Perolli, punonjës i ministrisë së Brendshme, si përkthyes. Një vit më parë, Rroku kishte qenë i burgosur në Serbi dhe ishte dënuar me vdekje. Ai u arratis dhe arriti të kalonte kufirin për në Shqipëri. Tani kishte frikë që malësorët do ta shisnin te serbët.

 

 

 

 

E frymëzuar nga udhëtimi i saj në vitin 1921, Rozë Uajlldër Llejni shkroi dhe botoi librin e saj më të njohur, “Peaks of Shala, Being a Record of Certain Ëanderings among the Hill-tribes of Albania” (“Majat e Shalës: përshkrim i disa rrugëve mes fiseve të malësisë së Shqipërisë”), Londër 1922, ndihmesë e çmuar në njohjen e Shqipërisë prej amerikanëve në dhjetëvjeçarët e parë të shekullit të njëzetë. Rozë Uajlldër Llejni nuk ishte antropologe me njohuri të thella mbi Ballkanin, as analiste politike si paraardhësja britanike, Edith Durham, por as shkrimtare e mirëfilltë.

Gjithsesi, me stilin e saj të thjeshtë, ajo mundi të zbërthente botën e malësorëve të veriut të Shqipërisë, për ta sjellë atë mendësinë dhe botëkuptimin e popullit amerikan. Me gjithë temën tërësisht të panjohur, “Majat e Shalës” u bë libër shumë i suksesshëm. Pas tirazhit të parë u ribotua edhe tri herë, pasi pati një interest të gjerë nga lexuesit në Amerikë dhe në Angli.

 

 

 

Në vitin 1926, pesë vjet pas udhëtimit të saj në Dukagjin, Rozë Uajlldër Llejni u kthye në Shqipëri, me mikeshën e saj Helenë Dor Bojllstën (Helen Dore Boylston, 1895-1984) dhe me shërbëtoren e tyre të tmerruar franceze, Ivonë, me qëllim që të ndërtonin një shtëpi dhe të jetonin bashkë në vendin e ëndrrave të saj. Rrëfimi i udhëtimit të tyre me një makinë të tipit Model T Ford, që i dhanë emrin Zenobia, nga Parisi në Tiranë, u botua nga Uilliëm Holc (Ëilliam Holtz) në librin “Travels ëith Zenobia, Paris to Albania in a Model T Ford: A Journal by Rose Ëilder Lane and Helen Dore Boylston” (“Udhëtime me Zenobian: nga Parisi për në Shqipëri në një Ford T. Ditar i Rozë Uajlldër Llejnit dhe i Helenë Dor Bojllstënit”), Kolumbia 1983.

 

 

 

Për fat të keq, një vit e gjysmë më vonë, ajo u detyrua të kthehej në Amerikë për arsye familjare dhe pas kësaj, Depresioni i Madh ekonomik i vitit 1929, shkatërroi përfundimisht shpresën e saj për të jetuar në Shqipërinë që donte kaq shumë./Konica.al

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale