Një raketë “Falcon Havy”, e cilësuar si pajisja hedhëse më e fuqishme në botë, u nis drejt qiellit në orët e para të së martës, në atë që Elon Musk, e quajti hedhjen më të vështirë që ka realizuar ndonjëherë kompania e tij për eksplorimin hapësinor.
Raketa që transportonte 24 satelitë eksperimentalë u nis në 2 e 30 të mëngjesit nga qendra hapësinore Kenedi në Florida.
Misioni i pagëzuar si “Space Test Program 2” është i treti për raketën Falcon Heavy. Ai u zhvillua me kërkesa të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, kontraktori kryesor për kompani hapësionore komerciale të tilla si “Space X”.
Kompania po vendos satelitë në hapësirë për agjenci të ndryshme, përfshirë Nasën, administratën kombëtare oqeanike dhe atmosferike, për laboratorë të ndryshëm të Departamentit të Mbrojtjes, universitete e organizata jo fitimprurëse.