MENU
klinika

Caktimi i masës së sigurisë

Spahia sot para gjyqit. Çfarë vendoset për të?

22.06.2019 - 08:37

Ish-deputeti Bardh Spahia pritet të dalë sot para gjykatës për caktimin e masës së sigurisë.

Seanca është parashikuar të nisë në orën 9:30 në Gjykatën e Shkodrës. Por ndërkohë Partia Demokratike nuk do të qëndrojë duarkryq.

Në mbledhjen e natës së kaluar, pas protestës së nëntë kombëtare të opozitës, u vendos që të gjithë ish-deputetët do të jenë sot në Gjykatën e Shkodrës për të protestuar kundër ndalimit të tij.

Partia Demokratike e quajti ish-deputetin Bardh Spahia të burgosur politik dhe i kërkoi prokurorisë urdhërimin e menjëhershëm të lirimit të tij.

Kujtojmë se mbrëmjen e kaluar qytetarë nga Shkodra kanë protestuar para Policisë së Tiranës aty ku mbahet ish-deputeti Spahia, i arrestuar pas ngjarjeve në KZAZ në Shkodër.

Protestuesit kërkuan lirimin e Spahisë dhe personave të tjerë të arrestuar dhe paralajmëruan protesta të përditshme.