MENU
klinika

Situata politike

Spiropali akuzon Metën: I hodhi benzinë zjarrit!

20.06.2019 - 16:01

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është shprehur se Presidenti Meta është bërë shkaktar për situatën politike në vend.

Ajo bën përgjegjës kreun e shtetit veçanërisht për episodet e fundit të dhunës në KZAZ-të e vendit.

Nëpërmjet një postimi në twitter, Spiropali shkruan se u bënë 10 ditë nga çdekreti antidekret i dekretit të Ilir Metës dhe të gjithë e shohin, sipas saj, Presidenti i hodhi benzinë zjarrit që pretendon se po mundohet të shuajë.

Për aspak çudi, vijon Spiropali, akoma se ka thënë asnjë fjalë për dhunën talebane mbi KZAZ.

“Ndoshta sepse pret më shumë dhunë”, nënvizon ajo.