06.06.2019 - 12:00
Sophie Kastriota njihet tashmë gjerësisht si një prej pasardhëseve të familjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skëndërbeut.
21 vjeçarja shfaq talent në muzikë dhe në fushën e aktrimit.
Ditën e djeshme ajo ka publikuar këngën e saj të parë të titulluar “Gone For the Night”.
Ndërkohë që kënga është pritur mirë nga publiku, ndërsa nuk ka kaluar pa u vënë re detaji i veçantë.
Në sfond teksa performon këngëtarja, pas saj shfaqet flamuri kombëtar si dhe portreti i Gjergj Kastriot Skëndërbeut.