MENU
klinika

Ja çfarë bie në sy/ Video

Stërmbesa e Skënderbeut, publikon këngën e parë

06.06.2019 - 12:00

Sophie Kastriota njihet tashmë gjerësisht si një prej pasardhëseve të familjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skëndërbeut.

21 vjeçarja shfaq talent në muzikë dhe në fushën e aktrimit.

Ditën e djeshme ajo ka publikuar këngën e saj të parë të titulluar “Gone For the Night”.

Ndërkohë që kënga është pritur mirë nga publiku, ndërsa nuk ka kaluar pa u vënë re detaji i veçantë.

Në sfond teksa performon këngëtarja, pas saj shfaqet flamuri kombëtar si dhe portreti i Gjergj Kastriot Skëndërbeut.