Gjithçka nisi kur Taylor Swift akuzoi Katy-n se i kishte marrë tre kërcimtarë të turit “Red” në 2012-ën.
Por,ditën e djeshme, Taylor Swift gjeti mënyrën më të ëmbël të mundshme për t’u pajtuar me Katy Perry-in.
Pjata me biskota me çokollatë të bëra në shtëpi (ose jo?!) kishte të shkruar mbi të: “Më në fund paqe”.
Katy Perry shpalli pajtimin në Instagram, duke publikuar foton e pjatës me lokacionin “let’s be friends” (eja bëhemi shoqe) dhe duke shkruajtur: “Sa mirë kështu” duke etiketuar Taylor Swift-in.
Taylor Swift bëri deklaratën e vet të paqes duke komentuar disa emoji me zemra.
Sipas Katy-t, nuk mund të mos e pëlqente diçka të tillë pasi guximi për të folur hapur për politikën duhet mbështetur.
Përpara fillimit të turit të Taylor Swift-it, “Reputation” në maj, Katy Perry i dërgoi asaj një shënim ku i shkruante:
“Hej mikeshë e vjetër. Kam reflektuar për keqkuptimet tona dhe inatet.”
Ajo i shprehu ndjesën e saj: “më vjen vërtet keq” dhe mori përgjegjësi të plotë për sherrin 6- vjeçar.