MENU
klinika

13 vendet e BE, PRO negociatave

“Të hapen negociatat me Tiranën dhe Shkupin”

11.06.2019 - 13:52

“Të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, me këtë kërkesë do t’i drejtohen 28 vendeve të BE-së, trembëdhjetë vende të tjera të Bashkimit Europian, shumica anëtarë të rinj nga Evropa Qendrore dhe Lindore, Italia dhe Austria.

EURACTIV shkruan se vendet që janë pro hapjes së negociatave janë: Estonia, Lituania, Letonia, Republika Çeke, Polonia, Sllovakia, Hungaria, Bullgaria, Italia, Austria, Kroacia, Sllovenia dhe Malta.

Ideja është të nisë një thirrje për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, tha për EURACTIV një diplomat, emri i të cilit nuk është bërë publik.

Kjo është gjithashtu një formë presioni, që do të thotë të themi se dilema e parë nëse kemi nevojë për thellimin e BE dhe zgjerimin më vonë është artificiale dhe e gabuar. Nëse të dyja proceset nuk shkojnë së bashku, BE së shpejti do të përballet me Ballkanin Perëndimor përsëri, por fatkeqësisht në një mënyrë më kërkuese dhe të dhimbshme për të dyja palët”-tha diplomati.

Komisioni Evropian ka rekomanduar zyrtarisht hapjen e bisedimeve me Shkupin dhe Tiranën, por vendimi duhet të konfirmohet nga të gjitha vendet anëtare në Këshill, ku Franca dhe Holanda udhëheqin opozitën.

Është duke u bërë gjithnjë e më e vështirë për të kuptuar këtë dilemë artificiale, sepse ne po flasim për hapjen e negociatave dhe jo për zgjerimin aktual. Natyrisht, Perëndimi nuk mund ta kuptojë këtë”, citohet të ketë thënë me tej ai.

Në Gjermani, zgjerimi ka ndarë koalicionin qeverisës të madh. CDU / CSU dëshiron të kundërshtojë një fillim të shpejtë të bisedimeve me Tiranën dhe Shkupin. Gunther Krichbaum, kryetar i Komitetit të Europës të Bundestagut, tha se një vendim nuk do të arrihet përpara tetorit.

Por Ministri i Shtetit në Ministrinë e Jashtme, Michael Roth (SPD), dëshiron që negociatat të fillojnë menjëherë.