MENU
klinika

Pazaret e drogës

Të shtëna me armë në mes të Lushnjës

16.06.2019 - 06:29

Një konflikt mes dy te rinjve në Lushnje ka përfunduar me të shtëna armësh.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë tejet të frekuentuar në shetitoren e hyrjes veriore të Lushnjes.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar nga të shtënat pasi dy plumbat kanë dëmtuar vetëm dy mjete të parkuara.

Konflikti dyshohet se ka ndodhur për prishje pazari droge.

Policia ka rrethuar vendin e ngajres dhe ka ngritur postblloqe për të kapur personat e konfrontuar me armë.